'Tapë' në timon, përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

'Tapë' në timon, përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Ai ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti tip Benz.

Nuk dihet ende indetiteti i viktimës, ndërkoëhë që drejtuesi i mjetit B.Q., 31 vjeç, është arrestuar nga policia. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të duhur në masën 1.03 mg/ l.

Ndërsa vijon puna për të mësuar rrethanat e ngjarjes si dhe indentifikimin e viktimës.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë për veprat penale, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" shtetasin: B.Q., 31 vjeç,  banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar  mjetin "Benz", ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar,  i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para  hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në  gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës", njofton policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/12/2019 06:51

    O shtazë , alkooholi dhe timoni janë dy gjera qe nuk shkojne e as nuk lidhen me njera-tjetren!

    Përgjigju
  • Kavajsi Rondele-punuari: 20/12/2019 06:49

    Nqse nuk dalin ligje fortë qe për nje rast ta tille bajgat të denohen me nga 30 vjet dhe ky ligj të jete ore e minute neper televizione si publicitet me urdher policor, bajgat do të vazhdojne të bejne kerdine. U shojten shqiptaret nga aksidentet pervec vrasjeve. Nga 5-7-9 shqiptare ne dite ikin nga kjo bote. E tmerrshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave