Elbasan-Një 27-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit pasi përplasi për vdekje me makinë një këmbësor.
Aksidenti fatal për 62-vjeçarin u shënua një ditë më parë në rrugën “Urakë-Katjel”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.









Komente
Komento