ELBASAN - Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ishte në Elbasan për përurimin e zyrave të reja të shërbimit ndaj qytetarëve. Duke e quajtur një kontribut për ta bërë sigurinë një përpjekje të përbashkët për të gjithë qytetarët, Tahiri u shpreh se janë ndërmarrë një sërë reformash.
Ministri ka falënderuar bashkinë Elbasan për sistemin e kamerave të sigurisë që kanë kontribuar për ta bërë qytetin më të sigurtë.
Më tej ministri ka nënvizuar se siguria nuk është thjesht vetëm një përpjekje institucionale por edhe e qytetarëve të cilët do të gjejnë tek policia një partner të rëndësishëm.
“
Kjo zyrë i jep fund sorollatjeve, zvarritjeve burokratike apo edhe korrupsionit. Ne nuk do të lejojmë më që qytetarët të sillen si gangsterë.”- tha Tahiri.
Në takim përshëndetën edhe drejtori i policisë Elbasan Alfred Çepe, drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako dhe kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini.
“
Zyra është pjesë e bashkëpunimit mes policisë dhe bashkisë. Ne tashmë kemi zyra ku inspektorët presin qytetarët. Unë i garantoj qytetarët se do të jem pjesë e bashkëpunimit me policinë.”- tha kandidati i së majtës, Qazim Sejdini.
Më pas ministri ka parë nga afër ambientet e reja dhe mënyrën se si do funksionojë denoncimi që tashmë do të jetë në sistem me kohë të përcaktuar për tu proceduar nga efektivat e policisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5437
Lajme të tjera
-
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4! Qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48
-
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
23 Mars, 07:47
-
Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin atë
23 Mars, 07:46
-
'Muri kinez' i mbron krahët Putinit
23 Mars, 07:35
-
Mungesë serioze e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut
23 Mars, 07:33
-
Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit
23 Mars, 07:29
-
Rriten temperaturat deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
23 Mars, 07:14
-
Lufta/ Drone mbi rajonin e Kievit! Zelensky viziton trupat në Bakhmut, Dontesk dhe Kharkiv! Stoltenberg: Më shumë mbështetje për Ukrainën nga Perëndimi
23 Mars, 07:10
-
Besimtarët myslimanët nisin sot muajin e Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja
23 Mars, 07:09
-
Ju pret një ditë e rëndësishme në dashuri, çfarë thonë yjet për ju sot
23 Mars, 06:59