Elbasan/ Plagos me thikë dy të rinjtë, arrestohet 19-vjeçari

Elbasan/ Plagos me thikë dy të rinjtë, arrestohet 19-vjeçari

Foto Ilustruese

ELBASAN- Arrestohet në flagrancë Qemal Peqini ,19 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha”. Arrestimi i këtij personi u bë pasi, në lagjen "28 Nëntori", në ambientet e jashtme të një lokali për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, thikë A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori".

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku edhe kanë identifikuar e kapur autorin.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë