Elbasan, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë
Ka vijuar puna për akt-kontrolle në rrugë, lokale dhe ambiente, për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje, apo që shpërndajnë lëndë narkotike.
Ka vijuar puna për akt-kontrolle në rrugë, lokale dhe ambiente, për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje, apo që shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet kanë vazhduar edhe në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i kontrollove policore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i një personi për armëmbajtje pa leje, një tjetër për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe shoqërohen 8 persona për verifikim.
Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga "Shqiponjat" dhe FNSH-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët, kanë evidentuar dhe arrestuar: Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij personi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona.
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku gjatë testeve për alkool, 10 drejtuesve te mjeteve, që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, u është tërhequr Leja e Drejtimit, për të dale në OASH.
Ndërsa personi Kamber L., 33 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor, 09:54
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ 2 makina përplasen me njëra tjetrën
20 Dhjetor, 14:17
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor, 15:40