ELBASAN - Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën këtë të mërkurë në vendin e punës. Nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë, por mësohet se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur një 30-vjeçar.
Teksa ishte duke punuar për hapjen e themeleve të një banese, 30-vjeçarin e ka zënë sasia e dheut e kësisoj ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i punëtorit është nxjerrë nga masivi i dheut dhe është dërguar në morgun e spitalit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Komento