ElbasanNjë ngjarje e rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit (29 tetor) në Elbasan, ku 25 vjeçari Kristi Balukja, humbi jetën, pasi teksa po tentonte të vendosë një sasi eksplozivi në një makinë lënda i shpërtheu në dorë para kohe.

Rreth orës 04.10 të mëngjesit i riu shkoi në lagjen ‘Shënkoll’ për t’i vënë eksploziv në makinës tip "Volksëagen" në pronësi të Renato Çepës, rreth orës 04:10 të mëngjesit në lagjen "Shënkoll'.

Report Tv dhe Shqiptarja.com solli pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ndërsa makina tip "Volkswagen" duket se është dëmtuar më totalisht në pjesën e përparme.

Balukja pësoi dëme të shumta, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.  Shënjestra Renato Çepa njihet në Elbasan  dhe si "Kel Llumi" dhe pjesë e grupit të Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar disa vite më parë.

Sipas policisë mes viktimës dhe autorit disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik dhe ngjarja e sotme besohet se lidhet pikërisht me këtë konflikt të ndodhur mes tyre.

“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa', njoftoi sot policia. 

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

1730187292_makinaedemtuarngatritolineelbasan.jpg

Foto: Makina të cilës iu vu eksplozivi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
FOTO/ Ky është 25-vjeçari që vdiq pasi i shpërtheu tritoli në dorë


 

Foto: Kristi Balukja

Kristi Balukja, 25 vjeç, humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan. Teksa po tentonte të vendosë një sasi eksplozivi në një makin lënda i shpërtheu në dorë para kohe. I riu rezulton pa precedentë të mëparshëm penal, por dyshohet se shkak u bë një konflikt i vjetër, për motive të dobëta mes shënjestrës së atentatit, Renato Çepa me të ndjerin.

Balukja pësoi dëme të shumta, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë. Si pasojë e shpërthimit u dëmtua në pjesën e përparme edhe makina.

Ora 09:54
Shpërthimi në Elbasan/ Identifikohet viktima, i vuri tritolin makinës së një tjetri i shpërtheu në dorë

 

Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ai ka tentuar ti verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si "Kel Llumi", duke shtuar se mes viktimës dhe autorit disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.

Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këtw konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja. Tre muaj më parë nga sulmi me tritol në një pallat ku banonin motrat Nikolli në Elbasan mbeti i vrarë një njeri i pafajshëm siç ishte Enea Thomollari.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion shtesë 

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Ora 08:44
Humbi jetën pasi po i vendoste eksploziv një makine por i shpërtheu, ja pamjet nga mjeti i dëmtuar (VIDEO)

Shqiptarja. com dhe Report Tv, sjellin pamjet nga shpërthimi me eksploziv në Elbasan mëngjesin e sotëm, ku një 24- vjeçar, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip "Volksëagen", në pronësi të personit Renato Çepa, i shpërtheu eksplozivi dhe për pasojë humbi jetën.

Në pamjet e siguruara shihet momenti kur makina merret nga vendi ku ndodhi ngjarja me karrotrec.

Si pasojë e shpërthimit makina është dëmtuar totalisht në pjesën e përparme.