Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bradashesh në Elbasan, pasi punonjësi i një firme ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Mësohet se personi me iniciale L.B, 54-vjeç ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.
Njoftimi i policisë:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)