ELBASAN- Policia Rrugore ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë: 

• Aleksandër B., 57 vjeç , banues në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan. Arrestimi i këtij personi u bë i mundur, pasi në rrugën "Zogu i Parë", Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur. 

Po ashtu në vijim të aksionit Policia Rrugore e Elbasanit ka vënë nën pranga:

Almjant U., 20 vjeç, banues në lagjen "Haxhias" Elbasan, pasi në bulevardin “Qemal Stafa” Elbasan,  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy drejtues të motomjeteve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Njoftimi i policisë: 

Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë dy drejtues motomjetesh dhe konkretisht :

• Aleksandër B., 57 vjeç , banues në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan. Pasi në rrugën "Zogu i Parë", Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur. 

• Almjant U., 20 vjeç, banues në lagjen "Haxhias" Elbasan. Pasi në bulevardin “Qemal Stafa” Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi. 

Si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë dy drejtues të motomjeteve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

• E. Ç.,25 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan. Pasi në fshatin Katund i Ri, Elbasan, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër, me drejtues shtetasin L.M., 42 vjeç , banues në fshatin Katundi Ri, Elbasan dhe për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve, Shtetasi E.Ç, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjeksore më të specializuar, kurse shtetasi L.M., ndodhet në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. 

• Dh.P., 45 vjeç, banues në Pishkash, Prrenjas. Pasi në aksin rrugor Librazhd - Prrenjas, duke drejtuar motoçikletën ,ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.