CËRRIK-Në kryqëzimin e Cërrikut janë dhunuar dy efektivë të rrugores të cilët po kryenin punën e tyre të përditshme në një pike postoblloku. Dy efektivët e policisë rrugore, Sefer Memoci dhe Llambi Gjermeni kanë ndaluar automjetin për verifikim të dokumentacionit.

Pas shenjës së bërë nga policia për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe pas disa metrash j ai ka fyer dhe është afruar duke i goditur dy punonjësit e policisë. Më pas drejtuesi është arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit.