ELBASAN- Një tjetër arrestim në rradhët e policisë së shtetit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë arrestoi sot pas mesditës Gentjan Shtyllën oficerë i policisë gjyqësore.

Gentjan Shtylla dyshohet se ka falsifikuar aktet e një procedimi penal të nisur në Elbasan në ngarkim të një shtetasi, duke i falur atij lirinë.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Shtyllën me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare.

Po dje në Fier u arrestua kreu i zyrës së Antitrafiqeve pasi akuzohet se kishte marrë rryshfet nga disa shtetas për t’i favorizuar.

Këto operacione sipas burimeve nga Prokuroira e Përgjithshme bëhen në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe shpërdorimeve me detyrën në rradhët e zyrtarëve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)