Elbasan- Prefektura dhe fakulteti Ekonomik, ndihma për familjet e përmbytura


ELBASAN , 10 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku- Fakulteti i Ekonomikut në bashkëpunim me prefekturën e qarkut të Elbasanit bën të mundur grumbullimin e disa pakove me ushqime në ndihmë të familjeve të prekura nga reshjete shiut dhe temperaturat e ulëta në qarkun e Elbasanit.
Falë insiativës së të rinjëve u përgatitën 23 pako me ushqime bazë për familjet më në vështirësi në rrethin e Gramshit dhe Librazhdit. Kjo është hera e dytë që fakulteti i Ekonomikut merr nismën sensibilizuese të mbledhjes së fondeve për zonat e përmbytura. Prefekti i Qarkut Arben Kamami tha se " aktivitete të tilla sensibilizuese vinë më pozitivisht teksa konstaton se organizator dhe dhurues kryesor janë të rinjtë". Teksa ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e nismave të tilla Kamami tha se" padyshim familjet në vështirësi meritojnë të ndihmohen që ta r ikuperojnë veten pas dimrit të ashpër të këtij viti".
Në përzgjedhjen e familjeve më në nevojë organizatorët kërkuan asistencën e prefekturës së Elbasanit. Pedagogu i fakultetit të Ekonomikut Robert Gajda tha se " këtë herë vendosem ti gjendemi pranë familjeve të prekura nga reshjet e shiut që gjenden në qarkun tone".
Gjatë kësaj periudhe është konstatuar një ndërgjegjësim i lartë i shtresave të ndryshme të shoqërisë për t'i ofruar ndihmën e tyre zonave të përmbytura. Vetëm një javë më parë studentët e Ekonomikut në bashkëpunim me pedagogët realizuan mbledhjen dhe më pas shpërndarjen e ndihmave për familjet e përmbytura në jug të vendit.z.t/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë