ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 3 persona në Elbasan si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve”.

Gjatë aksionit policia ka vënë nën pranga shtetasit: Elis Feti Kushi, 29 vjeç, lindur e banues në lagjen "5 Maji", Arsen Toli Salla, 27 vjeç,  lindur e banues në lagjen "5 Maji", Sokol Pëllumb Dyrmyshi 28 vjeç, lindur e banues në lagjen "Syrja Dylgjeri", si dhe ndiqet në gjendje të lirë Elisa Haxhi Kushi 29 vjeçe, lindur e banuese në lagjen "5 Majì" (bashkëshortja e Elisit) e cila në bashkëpunim me Elisin bënte shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 37 doza heroinë të përgatitura për t’u shitur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)