KORÇË- “Dilni nga shkolla!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit të cilët kanë shkelmuar derën e njè gjimnazi në Korçë ndërsa mësuesit janë vendosur përpara saj për të mbrojtur ambientet e shkollës. Ata kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të një shkolle tjetër, ku shihen copa xhamash të thyer.
Gjithashtu protestuesit kanë djegur stola e karrige dhe kosha mbeturinash në mes të rrugës, ndërsa janë parë duke mbajtur flakadanë.
Me gurë dhe vezë është goditur godina e Drejtorisë Arsimore, si dhe Rektorati i Universitetit të Korçës. Nga pamjet e siguruara nga Report tv policia menjëherë ka filluar me shoqërimin e protestuesve.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protestuesit sulm bizneseve, ndezin zjarr në mes të Tiranës! Sulm me gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve, Policia i spraps direkt me gaz lotsjellës! Shkatërrojnë kangjella e semaforë
LAJMET MË TË VLERËSUARA









