Elbasan/ Punëtori aksidentohet në punë, në gjendje të rëndë te Trauma! Në pranga drejtuesi i punimeve, nisin hetimet ndaj pronarit për ndërtim të paligjshëm

Elbasan/ Punëtori aksidentohet në punë, në gjendje të rëndë te Trauma! Në pranga drejtuesi i punimeve, nisin hetimet ndaj pronarit për ndërtim të paligjshëm

Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Elbasan, pas një aksidenti në punë. Punëtori me inicialet Y. Ç., është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e punimeve, 36-vjeçarin me inicialet Z. S., i akuzuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Po ashtu kanë nisur hetimet edhe ndaj pronarit të objektit, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi në objektin në pronësi të tij, pa lejen përkatëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'