Punimet për ndërtimin e autostradës energjetike kanë dëmtuar rrugët e fshatit Kryezjarr në Elbasan. Në këto kushte banoret dolen ne proteste duke kerkuar nga OST rikonstruksionin e te gjitha akseve. Në mbështetje të tyre ishte dhe kryebashkiaku Gledian Llatja.
***
Shkatërrimi I rrugëve nga kamionet e kompanisë që po ndërton stacionin e ri elektrik në Kryezjarr të Elbasanit, ka nxjerrë në protestë banorët.
Ata thanë se tre vite më parë kur nisen punimet, kompania e kontraktuar nga OST kishte garantuar përmirësimin e infrastrukturës por ndodhi e kundërta.
"Ura është e rrezikshme. Gropave nuk u shmnagesh dot. Nuk ka më keq se sa të katandiset fshati", tha një qytetare.
"Një pjesë që organizohej nga OST-ja, na premtuan që do bëjnë nënstacionin, do t'u bëjmë rrugën",- tha një protestues.
Janë rreth 200 banorë në këtë zonë që kërkojnë rikonstruksion të plotë të rrugëe dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk ka zgjidhje.
"Ky objekt tani ka një rrezikshmëri më të lartë. Imagjino një aksident, do kalojë autoambulanca. Ku do kalojë",- pyet një protestues.
"Bllokojmë rrugën të mos futet asnjë në nënstacion, deri sa të na rrëgullojnë rrugën",- tha një tjetër.
Protesten e mbeshteti kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të banorëve dhe kompanisë. Ai u shpreh se kërkesa e banorëve është e drejtë dhe kërkoi që pas përfundimit të punimeve, rruga të rehabilitohet plotësisht dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme.
“Autostrada energjetike” Shqipëri–Maqedoni e Veriut përfshin ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Elbasan–Qafë Thanë përfshirë dhe nënstacionin 400 kV Elbasan 3, i cili po ndërtohet në zonën e Kryezjarrit.
Komente








