Rikthehet trafiku në disa segmente të rrugës kombëtare LibrazhdElbasan. Fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata mjetesh dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim dhe por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.

Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë.

Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e trafikut, ndërsa apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.