ELBASAN - Asgjësimi i armëve kimike siriane në Uzinën e Mjekësit do të sillte pasoja të rënda për shëndetin e banorëve, në kushtet kur Elbasani është një prej qyteteve më të ndotura. Mbi këtë argument, kryebashkiaku Qazim Sejdini i ka kërkuar prefektit të qarkut që të mos pranojë asgjësimin e arsenalit sirian.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit i ka kërkuar prefetit të qarkut, që armët kimike të Sirisë të mos asgjësohen në uzinën e Mjekësit. Gjatë një takimi në prefekturën e qarkut, Sejdini tha se qyteti i Elbasanit është një prej qyteteve më të ndotura dhe demontimi i armëve kimike do të shkaktonte pasoja të rënda në shëndetin e banorëve.
Shqipëria është jë ndër tre vendet ku flitet se do të asgjësohen kimike siriane. Vendi ynë ka pasur një eksperiencë të tillë. Të armëve kimike të periudhës së komunizmit, që janë asgjësuar në Qafë Mollë në Tiranë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com