Elbasan/ Përplasen dy automjete, plagosen 6 persona

Elbasan/ Përplasen dy automjete, plagosen 6 persona

Foto ilustruese

Elbasan - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, ku dy automjete janë përplasur, dhe si pasojë janë plagosur 6 persona, të cilët ishin pasagjerë.

Të lënduarit janë shoferi i njërit prej automjeteve, i identifikuar si V.Ç. 67 vjeç dhe 4 pasagjerët që ndodheshin me të, si dhe dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin tjetër, me drejtues A. A.. 39-vjeç.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.”,- njofton policia.

Raportohet se të plagosurit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti