Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi po qarkullonte me armë zjarri në qytet. Report Tv raporton se bëhet falë për Dritan Sulmina, 22 vjeç.
Policia u vendos në gjurmët e 22-vjeçarit pasi mori informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” një person mund të kishte me vete armë zjarri. Gjatë arrestimit në flagrancë, Sulminës iu gjet në çantë një armë zjarri tip pistoletë me 11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht edhe O.Zabeli, 40 vjeç, banues në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, për veprën penale "mos kallëzim krimi".
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" .