Fenomeni natyror i rrëshqitjes dhe fundosjes së tokës shfaqet prej 20 vitesh në fshatin Cerunjë të Elbasanit, ku rreth 70% e popullsisë së tij është shpërngulur kohët e fundit që andej pasi me dhjetëra banesa u shkatërruan plotësisht nga kjo fatkeqësi natyrore.
/Shqiptarja.com
Emergjencat Civile në Prefekturën e Elbasanit raportuan se mbrëmjen e kësaj të shtune janë sinjalizuar nga banorë të fshatit Cerunjë se rrëshqitja dhe fundosja e tokës ka filluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj fundjave dhe po vazhdon.
Sipas informacioneve paraprake 5 banesa rrezikohen nga plasaritja e tokësr. Emergjencat Civile kanë konfirmuar se do dërgojnë një ekip verifikimi në terren dhe se po mbajnë kontakt me Njësinë Administrative për çdo zhvillim, pasi nga rrëshqitja në total 20 familje janë në rrezik.


Pamje nga rrëshqitja e dherave në fshat
s.k/Shqiptarja.com












