Elbasan/ Rrugë dhe tendera për rilindjen urbane, firma 'Vëllezërit Hysa' nën hetim nga SPAK! Bastisen zyrat dhe sekuestrohen dokumente! Dyshohet për aferë miliona euro

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Zyrat e firmës 'Vëllezërit Hysa' që merren me ndërtimin e rrugëve janë bastisur nga Policia e Elbasanit mesditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bastisja është kryer me urdhër të SPAK për shkak të hetimeve që kanë nisur ndaj kësaj firme.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një aferë miliona euro për rrugë e tendera për rilindjen urbane. Sot autoritetet kanë sekuestruar në zyrat e kompanisë disa dokumente që kanë të bëjnë me aktivitetin e kryer.

Të njëjtat burime konfirmojnë se firma 'Vëllezërit Hysa' është hetuar edhe më parë për disa vepra që janë kryer në vend. Sakaq, administratori i firmës në fjalë është arrestuar nga policia 4 vitë më parë, saktësisht në vitin 2018.

Shkak i arrestimit dyshohet se janë bërë abuzimet e firmës në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar. Pas arrestimit, administratori i firmës u lirua pasi nuk kishin kryer punime, për të cilat ishin angazhuar si nënkontraktorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 17/01/2022 22:13

    U ben fshataret firem qe marrin tendera uuu sa turp ..

    Përgjigju
  • Loni: 17/01/2022 19:44

    Jo mo Jo ska mundesi shpifje shpifje shpifje... O salillari o hysa Merrkan te gjithe tender at... E cuditshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë