ELBASAN- 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore janë sekuestruar gjatë një aksioni të Policisë së Elbasanit. Report Tv mëson se armët janë gjetur të braktisura në një pyll.
Aksioni i bluve të Elbasanit është ndërmarrë si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar se në thellësi të fshatit Godolesh ndodhej një arsenal luftarak.
Njoftimi i policisë
Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata
Falë bashkëpunimit me qytetarët, zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.
Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione luftarake.
Me marrjen e informacionit menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.
Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të braktisura , magazina apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë
Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komente


paka bere namin policia ka arme pa fund ne mes te elbasanit dhe keta ikin dhe bejne namin ne godolesh
Përgjigju