Janë sekuestruar në Elbasan 400 gram lëndë narkotike cannabis sattiva, një automjet, 4 telefona celularë si dhe 10.000 lekë, ndërkohë që janë vënë në pranga katër persona.
Siç bën të ditur policia, janë kapur A.B, 17 vjeç, E.B,17 vjeç, Romario Shqerra, 20 vjeç dhe Orest Kardhiqi, 20 vjeç .
Tashmë, 4 të rinjtë do të përballen me drejtësinë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ata u arrestuan nga efektivat e policisë në lagjen “Sulë Papri” pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin “Benz” me targa EL 9191 A në pronësi të Romario Shqerra, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale droga dhe materialet e tjera.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com