ELBASAN- Pasuri me vlerë rreth 450 mijë euro është sekuestruar në Elbasan e cila dyshohet se është përftuar nga të ardhurat nga krimi.
Në kuadër të operacionit ‘Real Estate2’ është sekuestruar një apartament me sipërfaqe 112 metër katrorë në lagjen ‘Dyli Haxhire’ në Elbasan, i cili rezulton në pronësi të 49-vjeçarit Sajmir Alterziut. 49-vjeçari rezulton i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".
Po ashtu është sekuestruar edhe një lokal me sipërfaqe 79 metër katrorë në pronësi të Edison Gashit, i cili ndodhet në lagjen ‘Kongresi’ në Elbasan. 42-vjeçari rezulton i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.
Sekuetro po por i lini dhe pa brek keta lloj shkerdhatash qe shfrytezojn vajza per perfettamente qe te mbledhin kanaçe per te hengur nji cop buk Jan njelloj me pedofilet dhe duhet ti priten allatet qe te mos I shkoj mendja me per femra
Përgjigju