Elbasan/ Shembet kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari

Elbasan/ Shembet kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Shushicë në Elbasan. Një 64-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e motrës së tij i është shembur një kolonë e ndërtesës.

"Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën". njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së

Meta: Dy agjenci izraelite të Bashës dhe të Ramës punonin kundër LSI-së