Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Elbasan, teksa 4 persona po shkonin në një xhami në qendër të qytetit. Një person në gjendje të dehur sulmon me thikë 4 besimtarë myslimanë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në lagjen “Syrja Dylgjeri”.
Autori i Dyshuar Gëzim Shabani, i arrestuar tashmë është konfliktuar dhe ka qëlluar me thikë shtetasit E. Ç 44 vjeç, Z.Ç 19 vjeç babë e bir dhe A.S. 42 vjeç dhe U.S. 18 vjeç gjithashtu bëbë e bir, që të katër me banim në Elbasan. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave dy burra bashkë me djemtë e tyre po shkonin në xhaminë e lagjes aty pranë kur janë sulmuar befasisht nga Gëzim Shabani. Shkak i konfliktit sipas policisë, dyshohet të ketë qenë një konfikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e njërit prej të plagosurve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.04.2018 në Lagjen "Syrja Dylgjeri" shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.
Komente








