Elbasan, shkolla në Mengël prej 2 vitesh e mbyllur, banorët: Nëse s’merren masa, do bllokojmë rrugën nacionale
Shkolla në fshatin Mengël të Elbasanit, prej dy vitesh qëndron e mbyllur, ndërsa prindërit ndihen të shqetësuar për këtë fakt dhe paralajmërojnë me bllokimin e rrugës nacionale, nëse nuk merren masat.
Përveç mbylljes së 19 shkollave me klasa kolektive një tjetër shqetësim i madh në disa shkolla të qarkut të Elbasanit, mbetet mungesa e standarteve dhe sigurisë për zhvillimin e procesit mësimor.
E tillë është edhe shkolla në fshatin Mengël. Kjo shkollë u mbyll rreth dy vite më parë, pasi komisioni i ngritur nga emergjencat civile e konsideroi të pasigurtë, për shkak të amortizimit dhe dëmeve të shkatuara nga tërmeti. Fill pas këtij konstatimi, DAR Elbasan mori masa që nxënësit të zhvillojnë procesin mësimor në shkollat e Elbasanit. Mësimi zhvillohet në dy turne.
Me afrimin e nisjes së vitit të ri shkollor prindërit ngrenë shqetësimet e tyre. Ata shprehen se nuk ndjehen të qetë, ndërsa fëmijët udhëtojnë të vetëm me autobusë në një zonë shumë të populluar. Pohojnë se e kanë ngritur zërin, por se askush nuk i ka dëgjuar. Ndaj shkojnë deri aty sa kërcënojnë se, nëse nuk merren masa, do të bllokojnë edhe rrugën nacionale.
Ka një vit që është mbyllur shkola, dhe këtë vit nuk ka ndërmend që të hapet. Fëmijët I çojmë në shkollën “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Për një familje është keq, sepse do lëjë punën që të çojë fëmijët në shkollë.
Banore
Ne nuk i çojmë fëmijët në Elbasan, ne e kemi shkollën këtu, shkolla le të vazhdojë. Në datë 17 ne do bllokojmë rrugën, të gjithë si prindër, bashkë me fëmijët.
Prind
Edhe fëmijët kërkojnë të ndjekin mësim në shkollën e tyre, pasi ndjehen më të sigurtë. Drejtoria e shkollës bën me dije se projekti për rikonstruksionin, ka kohë që është dorëzuar dhe se pritet çelja e fondeve, Por, deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Në këtë gjendje janë edhe disa shkolla në bashki të tjera të qarkut.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars, 14:28
-
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
21 Mars, 10:01
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)
19 Mars, 08:58
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
Elbasan/ Zjarri i madh në godinën e ish-shkollës 'Dakli' në lagjen Kala, zjarrfikëset shuajnë flakët, policia po punon për shkaqet
16 Mars, 20:28
-
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!
15 Mars, 19:15
-
Video/ Elbasani rikthen nostalgjinë me makinat ‘Retro’! Të dielën gara e çiklizmit
15 Mars, 15:19
-
Elbasan/ U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)
15 Mars, 09:34
-
'Rihapet' dosja e 'spiunëve rusë' që u futën në uzinën e Gramshit, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
14 Mars, 12:54