Një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me tulla ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në rrugën e ish Metalurgjikut në Elbasan.

Drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollonin e kamionit dhe për të shmangur animin e tij si pasojë e peshës së rëndë ka dalë nga rruga.

Kamioni i ngarkuar me tulla ka hipur mbi rrethrrotullim, fatmirësisht pa u rrëzuar dhe pas shkaktuar të lënduar.