ELBASAN- Një kamion me mallra ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, për pasojë është plagosur shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku siç shihet në pamjet e sjella nga Report TV, kamioni me targa maqedonase ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Shoferi është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.