ELBASAN- Shtatë pedagogë në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ janë arrestuar. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi paraditen e sotme, 1 nëntor, në fakultetin e Shkencave të Edukimit, ndërsa 7 pedagogët janë pezulluar edhe nga detyra.
Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit. Në hetim për korrupsion janë pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj. Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj.
7 pedagoget gjatë gjithë ditës së sotme kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë dhe tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.
Prokuroria konfirmon se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje do të merren edhe studentë.
Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.
Pedagogët përfitonin nga studentët shuma parash që varionin nga 150 deri në 500 euro. Hetimet mësohet se kanë nisur gjatë sezonit të vjeshtës, pasi studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese. Pedagogët nën hetim për korrupsion pasiv janë pezulluar nga detyra.
Emrat e pedagogëve të pezulluar:
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
7.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8. Gazmend Hodaj, sekser
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37
-
Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, radhë e gjatë automjetesh në kthimin drejt Tiranës (VIDEO)
19 Janar, 18:05
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
Pse ka universitet Elbasani? Vertet mendoni se aty behet mesim. Keto Universität duheen mbyllur se shkaterruan tregun e punes. I moren me qafe te rinjte duke I genjyer se keni Diplome, kur mund te punonin diku tjeter.
PërgjigjuDhe te vjen te qeshesh kur lexon lendet per te cilat duhej sekser e 500 euro per nje note kaluese,apo provim! Imagjinoni tani cfare behet ne te gjithe universitetet,jo vetem te ky i Elb. per lende me te vertete te veshtira, si shkencat ekzakte! Nuk e kane fajin vetem profesoret,por dhe nxenesit qe nuk mesojne.Si ka mundesi te katandisesh per note kaluese me mik e euro nga pas, per lende te tilla si/Arti dhe krijimtaria ne femijerine e hershme/,/Te mesuarit nepermjet lojes/,apo /Edukimi gjinor ne femijerine e hershme/,per te mos folur per te tjerat??!!
PërgjigjuLajm sa per te thene.
PërgjigjuMë në fund
PërgjigjuMe ne fund u njoh dhe mediatikisht si sekser Gazmend Hodaj Ka vite qe lokali i ketij ka qene cerdhe pazaresh dhe treg sekserlleqesh
PërgjigjuPo i marrin për ca muaj mënjanë, pastaj i fusin prap në punë, siç bënë edhe në Shkodër.. Vetëm fasadë... uk besojmë më
PërgjigjuPo ne fakultet e Tiranes kur do e bejne?? Profesoret jane shnderruar ne aktivista per te zhvatur lek nga disa programe te vecanta! Te hetohen dhe profesoret qe kembejn noten me privilegje te vecanta nga studentet!!
Përgjigjue kishe fjalen per privilgje seksuale ... apo? Ne fakt ka dhe shume gjera te vecanta qe kerkojne profesoret. te gjithe profesoret jane te orientuar nga leku, qofte ky direkt nga studentet apo nga projekte europiane qe nuk shkojne asgjekundi ndersa financiarisht kompensojne direkt ne xhep rrogat e pedagogeve (qe nuk jane dhe te keqija si rroga dreqi e mori). Nje kalbje totale e gjithe edukimit me nje fasade te ndriteshme se helbete fasada duhet. Nje prodhim kallp(dhe shume i bollshem) shkencor per te mbushur mendje se aty punohet. Nderkohe shume pak vete dine matematike e bejne gjetje ose siperfaqesore ose shume te pergjitheshme, ose analizojne cfare kane bere te tjeter per te dhene dhe ata pa-truresine e tyre (o zot ...).
Bravo prokuroria, por keta jane peshq te vegjel. Hetoni rektorin, super i korruptuar me miliona euro pasuri. Hetoni dekanet, pedagoget e ekonomikut dhe super te korruptuarin kancelarin te cilit vetem vila i kushton 1 milion euro.
PërgjigjuRektori ka 15 vite aty qe kontrollon ai peqinsi i shemtut
Ekzakt,Tani.