Policia e Elbasnit ka vijuar me punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Është arrestuar Juli Sinani 24 vjeç, banues në Elbasan pasi shpërndante në doza të vogla sasi droge. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme, "Shqiponja", në ambientet e një lavazhi i cili ishte në posedim të këtij shtetasi në lagjen "Emin Matraxhiu", është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Matrialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Komento