ELBASAN- Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se është kapur duke shpërndarë heroinë dhe kokainë.
I arrestuari është B.M banues në Elbasan. Atij gjatë kontrollin fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
Tashmë ai do të përballet me akuzat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".
Komento