ELBASAN-Mesditën e sotme në lagjen “Haxhias” ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta, ndërsa personat që ndodheshin brenda në banesë kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar pa lëndime.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ka shuar me shpejtësi flakët në katin e pestë të pallatit.