ELBASAN - Shpërthen me eksploziv makina e kreut të FRESSH-it në Elbasan, Vangjel Ranxha.
Siç informon gazetari i "A1 Report" në Elbasan, Andi Qosja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit, teksa makina e kreut të të rinjve socialistë ndodhej poshtë shtëpisë ku ai banon.
Fatmirësisht nga shpërthimi, i kryer me tritol, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëmi material i një makine të dëmtuar, e cila ishte me targë angleze.

(Në foto: Automjeti i Vangjel Ranxhës në vendngjarje pas shpërthimit).
Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe po heton ndërkohë shkaqet, por ende nuk ka dalë paraprakisht me një version të saj publik.
Kreu i FRESSH-it të Elbasanit, Vangjel Ranxha punon si drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Elbasan.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com