Elbasan, shtohet numri i shoferëve
që drejtojnë automjetin të dehu

Task-Forca e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Në total këtë fundjavë janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe një pa patentë.

A.Ceka, 29 vjeç, R.Qevani 46   vjeç, K.Shguni 48  vjeç, B.Peçini 48  vjeç, E.  Gjoka,  37  vjeç,  banues  në  Elbasan, S.Muharremaj 33  vjeç, V.  Shakaj 41  vjeç

Janë pezulluar 21 leje  drejtimi, për përdorim alkooli, shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Task-Forca e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë  Elbasan, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet në akset rrugore  të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë