Elbasan, tentoi të vjedhë me dhunë në një banesë, arrestohet 32-vjeçari

Elbasan, tentoi të vjedhë me dhunë në një banesë, arrestohet 32-vjeçari

Foto Ilustruese

Vjedhjet e banesave janë kthyer në një fenomen të zakonshëm në qytetin e Elbasanit. Kështu ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit: Etmond Panxhi, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pasi, ka hyrë në banesën e B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetëm në banesën e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, " Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë

-Elbasan
Tenton të vjedhë me dhunë, arrestohet në flagrancë nga Policia.  Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në fshatin Mlizë, Elbasan, po ndodh një vjedhje me dhunë në një banesë. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke u larguar nga banesa i autorit:

• Etmond Panxhi, 32 vjeç, banues në fshatin Shelcan Elbasan.

Shtetasi i lartëpërmendur ka hyrë në banesën e shtetasit B.T., 64 vjeç, i cili ndodhej i vetem në banësë e tij, ku i ka kërkuar para dhe më pas e ka goditur me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, " Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet,139 e 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë