ELBASAN- Pajtim Bekteshi, 26 është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka tentuar që t’i vjedhë me dhunë varsen nga qafa një të reje e cila po vizitonte kishën në lagjen ‘Kala’.

Sipas bluve të Elbasanit, 26-vjeçari ka ndjekur për disa minuta vajzën dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.  

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pajtim Bekteshi banues në Elbasan, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.