ELBASAN - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga nëj 30 vjeçar i cili tentoi të korruptonte me 500 lekë të reja efektivët e qarkullimit rrugor pasi u ndalua nga patrulla. 

Imer Koduzi 30 vjeç banunes në fshatin Zabzun të Librazhdit është arrestuar nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Luleve, Elbasan. 

Nga policia mësohet se ky ai ishte duke lëvizur me automjetin tip Mitsubishi me targa TR 3029 R dhe u ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugor për xhamat e veshur me plastmas të zi. 

Imer Koduzi së bashku me dokumentat i ka dhënë punonjësve të policisë dy karmonedha 500 lekëshe, me qëllim që punonjësit e policisë mos e dërgonin per komision. Dosja për këtë shtetas i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)