Elbasan/ Theu arrestin e shtëpisë për të shitur heroinë, në pranga 43-vjeçari! E hodhi drogën mbi dollap, t'i shpëtonte Policisë (EMRI)

ELBASAN- Një 43 vjeçar që kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, u arrestua nga policia në Elbasan, pasi dyshohet se shpërndante drogëra të forta në qytet. 

Policia thotë se finalizoi operacionin “Zaranika” dhe arrestoi Xhafer Deliun i cili ishte në masë sigurimi personal për dhunë në familje. Më herët 43-vjeçari ka qenë I dënuar për armë pa leje. 

Në operacionin zhvilluar në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, policia i gjeti në banesë 525 gramë heroinë e 2 aparate celuare dhe hetuesit dyshojnë që në këtë veprimtari të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet të identifikohen.

Nga sa mësohet, në 2017 atij iu kap një minë artizanale. teksa për t'i shpëtuar policisë ai e hodhi drogën mbi dollap, po nuk pati aq fat, pasi u pikas nga policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë