Elbasan-Një 35 vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi'.

Burri akuzohet nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale 'Vjedhja'.

"Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. P., 35 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata, për veprën penale "Vjedhja", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.