Elbasan - Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka thyer me mjete të forta xhamat e një lokali, për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë, ku 32-vjeçari i identifikuar me inicialet K.M., për arsye akoma të paqarta kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.
Ndër të tjera, policia gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.
32-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Blutë bëjën me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.