Elbasan, transportonin drogë dhe mbanin armë zjarri me vete, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim! U kapën mbi 10 kg kanabis (VIDEO)

ELBASAN- Dy të rinj kanë rënë në pranga në Elbasan pasi u kapën duke u transportuar kanabis dhe mbanin armë zjarri me vete. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili është gjithashtu i përfshirë në transportimin e drogës bashkë me dy të rinjtë në Cërrik.

Nga ky operacion janë sekuestruar 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë