Pamjet që vijnë këtë të diel nga Gjinari i Elbasanit tregojnë situatën e krijuar pas zjarrit që ka përfshirë malin e Bukanikut. Kurora e gjelbër e malit vijon të lëshojë tym të bardhë, ndërsa nga pamjet e afërta duken edhe dëmet e shkaktuara në bimësinë e pyllit, e cila wshtw e shkrumbuar twrwsisht. Zjarri vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për ta vënë nën kontroll.
Lajmi kryesor:
Elbasan/ Zjarri në malin e Bukanikut vijon prej disa ditësh, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve! Forcat e Armatosura nw terren, ndërhyhet me helikopter edhe nga ajri (VIDEO)









