Elbasan/ U kap me heroinë dhe kokainë, në pranga një 40-vjeçar (VIDEO)

ELBASAN - Një 40-vjeçar u arrestua në Elbasan pasi trafikonte lëndë narkotike të forta në sasi të vogla.

Pas një hetimi disajavor, policia ka finalizuar operacionin e koduar "Kinemaja". Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 40-vjeçarit me iniciale M.B. ku gjetën disa sasi heroine dhe kokaine.

Policia sekuestroi 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga shpërndarja e lëndës narkotike, një peshore të vogël dhe 2 aparate celulare.

"M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular" - njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë