Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji në fshatin Katund i Ri. Makina ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, i cili ka mbetur i plagosur.

 Automjeti  dyshohet se e ka goditur me forcë nga pas biçikletën dhe drejtuesi i saj  ka rënë mbi asfalt, duke pësuar dëmtime.

Drejtuesi i biçikletës është shtrirë në rrugë. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti nuk janë të qarta, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.