Elbasan - Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënoi me thikë.
Ngjarja fatmirësisht pa pasoja për jetën u regjistrua në lagjen “Haxhias”.
Gjatë kontrollit fizik, blutë i gjetën 57-vjeçarit edhe 2 thika.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente









