ELBASAN- Prindërit e një të riu, 34-vjeçar kanë përjetuar momente tmerri, pasi djali i tyre i ka dhunuar dhe i ka kërcënuar për jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Elbasan.
Autori është identifikuar si D. G.. Uniformat blu kanë marrë informacion mbi rastin dhe kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi. Në momentin që policia i ka shkuar në banesë, 34-vjeçari ka mundur që të ikë.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak.