Elbasan, vajza 14 vjeçe denoncon përdhunimin e ndodhur vite më parë kur ishte 6 vjeçe! Arrestohet 65 vjeçari

Elbasan, vajza 14 vjeçe denoncon përdhunimin e ndodhur vite më parë kur ishte 6 vjeçe! Arrestohet 65 vjeçari

Foto ilustruese

Një 65 vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të një 14 vjeçareje se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të shumë vite më parë, kur ajo ka qenë e vogël. Ka qenë vetë vajza 14 vjeçe e shoqëruar nga e ëma që ka bërë dje denoncimin në polici.

Nga informacioni i policisë, në kohën kur ka ndodhur përdhunimi vajza ka qenë 6 vjeçe dhe se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e gjyshërve të saj në vitin 2015.

Ngjarja ka ende shumë të paqarta ndërsa e ëma dhe e bija tani 14 vjeçe ka bërë denoncimin dje në policinë e Elbasanit, pikërisht 8 vjet më pas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S.,  65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Elbasan, e mitura denoncon se e përdhunuan kur ishte 6 vjeçe, arrestohet fqinji në shtëpinë e gjyshërve

1692625260_policiaelbasan.jpg

Detaje të reja lidhur me denoncimin në policinë e Elbasanit të një vajze 14 vjeçare e cila në krah të së ëmës ka thënë së 8 vite më parë ka qenë viktimë e një përdhunimi.

Denoncimi u bë në komisariat nga e ëma dhe vajza ndërsa sot u mësua arrestimi i 65 vjeçarit që ka qenë fqinj me familjen e gjyshërve ku mendohet se ka vajza ka denoncuar se është përdhunuar

Në atë kohë vajza ka qenë 6 vjeçe dhe sipas të ëmës shkonte tek shtëpia e gjyshërve me pushime

Për shkak të kohës së largët që ngjarja ka ndodhur policia e ka të vështirë dokumentimin me prova të kësaj ngjarjes ku aktualisht ka vetëm kallzimin penal të të ëmës dhe të vajzës që akuzojnë Algjir Skilja 65 vjeç, por për shkak të ngjarjes sensitive dhe dinamikës së ngjarjes policia e ka vënë në pranga 65 vjeçarin. Policia po punon ende me dokumentimin e ngjarjes me provat përkatëse.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë