Elbasan - Një e mitur është dërguar në spital pasi është rrëzuar në ambientet e kopshtit ku qëndronte. Ngjarja është njoftuar sot nga policia e Elbasanit e cila informoi se vajza 5 vjeçare nga Elbasani është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit

Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj. 

Ndërkohë policia e qytetit arrestoi 20 vjeçarin me inicialet A.M i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një të moshuar.

Aksidenti u shënua në unazën e qytetit ku 74 vjeçari i identifikuar me inicialet S.K po ecte në këmbë.